Dallimet në mes të depresionit të meshkujve dhe femrave
Edhe pse disa nga shenjat dhe simptomat e depresionit janë të njëjta si për burrat ashtu edhe për gratë, megjithatë egzistojnë disa dallime: gratë kanë tendencë të përjetojnë simptoma të caktuara më shpesh se meshkujt, për shembull, çrregullim depresioni në muajt e dimrit për shkak të niveleve më të ulëta të diellit.
Depresioni tek femrat
1.Fajësojnë veten.
2.Ndihen të trishtuara dhe të pavlera.
3.Shmangin konfliktin.
4.Ndihen të ngadalësuara dhe nervoze.
5.E kanë më lehtë të flasin për ndjenjat e tyre.
6.Përdorin ushqimin, shoqërinë dhe dashurinë që të shërojnë veten.
Depresioni tek meshkujt
1.Fajësojnë të tjerët.
2.Ndihen të dyshimtë dhe të sulmuar.
3.Krijojnë konflikte.
4.Kanë nevojë të ndihen nën kontroll me çdo kusht.
5.Mendojnë se tregojnë dobësi nëse flasin për ndjenjat e tyre.
6.Përdorin alkoolin, televizionin, sportet, dhe seksin që të shërojnë veten.
Category:


0 commenti